Shkolla e Mesme “Skënderbeu” në Maliq do t’i nënshtrohet rehabilitimit të plotë

HomeActual

Shkolla e Mesme “Skënderbeu” në Maliq do t’i nënshtrohet rehabilitimit të plotë

Dëborë edhe në muajin prill, luhatjet drastike që pritet të pësojë moti gjatë ditëve në vijim
Violence through online platforms, here are how many cases were reported for 2023
Legjenda e Marsit – Ndryshe quhen “verorka”.

Shkolla e Mesme “Skënderbeu” në Maliq do t’i nënshtrohet rehabilitimit të plotë

Një tjetër projekt i rëndësishëm i Bashkisë Maliq është shpallur fitues nga Ministria e Arsimit, në kuadër të programit të bashkëfinancimit me pushtetin vendor. Projekti parashikon rehabilitimin e plotë të Shkollës së Mesme “Skënderbeu”, një investim që synon përmirësimin e ndjeshëm të kushteve për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Punimet do të përfshijnë rikonstruksionin e godinës dhe sistemimin e territorit përreth, duke krijuar një mjedis modern, funksional dhe të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor. Gjithashtu, objekti do të shërbejë edhe si një qendër komunitare në funksion të qytetarëve.

Ky investim vjen në vijim të projekteve transformuese në qytetin e Maliqit dhe pas rehabilitimit të Qendrës Kulturore Komunitare “Dhimitër Orgocka”, gjimnazi “Skënderbeu” bëhet objekti i dytë në qendër të qytetit që do të marrë një transformim tërësor.

Bashkia Maliq thekson se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të zhvillimit vendor, ndërsa investimet në infrastrukturën arsimore synojnë krijimin e kushteve më të mira për brezat e rinj dhe zhvillimin e komunitetit.

Me këtë projekt, Maliqi vijon rrugën e investimeve që e bëjnë qytetin çdo ditë më modern, më funksional dhe më tërheqës për banorët.