Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku/ Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë, ngjarja ndodhi në QSUT, dosja i kalon prokurorisë së Tiranës

HomeActual

Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku/ Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë, ngjarja ndodhi në QSUT, dosja i kalon prokurorisë së Tiranës

Reagim nga një qytetar/Opinion mbi Farsen “Shihemi në gjyq” 
“Atëdheut tim të vogël” Beras, është libri me poezi dhe elegji  i të riut Stilian Belishta. 
𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐞 𝐃𝐨𝐧𝐚𝐥𝐝 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩, 𝐢 𝐡𝐞𝐪 𝐚𝐤𝐬𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐉𝐨𝐞 𝐁𝐢𝐝𝐞𝐧

Për vdekjen e 12 vjeçarit Leo Sadikut, në QSUNT Tiranë, prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencë për hetimet, për shkak se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet.

Në dosje janë administruar kartelat mjekësore të 12-vjeçarit, në spitalin e Korçës dhe në atë të Tiranës, si dhe kanë dëshmuar mjekët që kanë kryer mjekimin e të ndjerit.

Për shkak se në aspektin territorial, ngjarja ka ndodhur në Tiranë, dosja i ka kaluar për vazhdimin e hetimeve prokurorisë së kryeqytetit.

Leo Sadiku ishte shtruar në spitalin e Korçës me shenja të gripit më 28 dhjetor 2024 dhe la spitalin natën e Vitit të Ri. Gjendja e tij u përkeqësua dhe u rikthye në spital më 7 janar, me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë. Mjekët e Korçës e dërguan në Pediatrinë e QSUT-së ku dhe ndërroi jetë më 8 Janar. 

QSUT tha se shkak i vdekjes ishte miokarditi akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë vdekshmërie. Policia e Korçës ka nisur hetimet nëse ka pasur neglizhencë mjekësore gjatë trajtimit, pasi i mituri u paraqit me simptomat e gripit e më pas ndërroi jetë nga zemra.