Shi, stuhi dhe rrufe! Si do jetë parashikimi i motit për sot dhe sa do shkojnë temperaturat

HomeActual

Shi, stuhi dhe rrufe! Si do jetë parashikimi i motit për sot dhe sa do shkojnë temperaturat

Plagosi me mjet prerës (thikë), fqinjin e tij, gjatë një konflikti të çastit, kapet në flagrancë dhe arrestohet 49-vjeçari.
Ndodhi tani, vrasje në mes të qytetit, ja ku ka ndodhur ngjarja
Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Kolonjë: Dhunë në familje, kanosje me thikë, dru pa dokumente dhe shkelje e privatësisë

Ditën e premte vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike

Ditën e premte vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët, por nuk do të mungojnë intervalet e herëpashershme me diell.

Reshjet e shiut nisin prej mesnatës me intensitet të ulët deri mesatar me shtrëngata e stuhi afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike në pothuajse të gjithë vendin. Më pas reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zona malore 6 deri 14°C

-në zona e ulëta 7 deri20 °C

-në zona bregdetare 9 deri 20°C

/gazeta-shqip