Ukraina raporton për ushtarë të vrarë nga forcat e saj speciale

HomeWorld

Ukraina raporton për ushtarë të vrarë nga forcat e saj speciale

𝐙𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐜𝐮𝐝𝐢𝐭𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐧𝐞 𝐀𝐧𝐭𝐚𝐫𝐤𝐭𝐢𝐝𝐞, 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐠𝐣𝐞𝐣𝐧𝐞 𝐞𝐤𝐨𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐚 𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐚𝐣𝐬𝐛𝐞𝐫𝐠𝐮𝐭
Border security in Ukraine and Israel, the US Senate presented the bill
Horror accident in Italy: Workers hit by several cars on the highway, 1 dead and 6 injured


Një numër i paspecifikuar i ushtarëve ukrainas të forcave speciale janë vrarë gjatë një operacioni në pjesën e pushtuar të rajonit jugor ukrainas të Hersonit, thanë Forcat e Operacioneve Speciale të Ushtrisë së Ukrainës.

Transmetuesi ukrainas, Suspilne, raportoi se një grup i trupave ukrainase u vranë gjatë përpjekjeve për të shënuar përparim në Tendriv, në veri të Detit të Zi, afër bregdetit të Hersonit të pushtuar.

Sipas Ushtrisë ukrainase, ushtarët i përkisnin Qendrës së 73-të Detare. Ky grup është pjesë e inteligjencës speciale të Forcave të Operacioneve Speciale ukrainase.

Ndërkaq, mediat ruse cituan zyrtarët e instaluar nga Rusia në Ukrainë të kenë thënë se forcat ruse “kanë shkatërruar një grup të sabotuesve ukrainas, të cilët po tentonin të zbarkonin në Tendriv”.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022. Më 25 shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit. Kjo ishte hera e parë që Ukraina foli zyrtarisht për numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë.

Presidenti ukrainas pretendoi se humbjet e Rusisë ishin 180.000 ushtarë të vrarë dhe 500.00 të plagosur, pretendime që nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Rusia nuk publikon të dhëna për humbjet në luftën në Ukrainë. /REL