Tragjedi në Devoll, gjendet e mbytur një 82-vjeçare në rezervuarin e Bilishtit

HomeActual

Tragjedi në Devoll, gjendet e mbytur një 82-vjeçare në rezervuarin e Bilishtit

Bashkia Maliq hap thirrjen për anëtarë të rinj në Këshillin Vendor Rinor
Konflikt në një servis makinash, një i plagosur..
Goditet një tjetër rast kontrabande në PKK Kapshticë

Tragjedi në Devoll, gjendet e mbytur një 82-vjeçare në rezervuarin e Bilishtit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll, ku një 82-vjeçare është gjetur e pajetë në rezervuarin e Bilishtit.

Sipas informacioneve paraprake, e moshuara, e identifikuar me inicialet A.K., është gjetur e mbytur në ujërat e rezervuarit. Mësohet se familjarët nuk kishin bërë më parë denoncim për zhdukjen e saj.

Trupi i pajetë pritet të transportohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, Policia po vijon veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.