“Ti të rrahësh babin tim ! Mos më bëj mua viktimën!”/ Dalin pamjet e konfliktit mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë

HomeActual

“Ti të rrahësh babin tim ! Mos më bëj mua viktimën!”/ Dalin pamjet e konfliktit mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë

Pogradec/61-vjeçari ka mashtruar një shtetas për kontratë pune në shtetin gjerman
Së shpejti talente të reja në pikturë do të trajnohen nga piktori profesionist Besnik Iliri në Bashkinë Maliq
Arian Jaupllari vazhdon të kryesojë bindëshëm sondazhin online të qarku.al për zgjedhjet e 11 majit..

TIRANË– Princ Leka me ish-gruan e tij Elia Zaharia janë përfshirë në një sherr fizik. Në një video të publikuar, shfaqet Elia Zaharia, e cila e akuzon Princ Lekën se ika prekur me dorë babain e saj.

“Ti ke prekur me dorë babin tim, që të ka mbajtur me bukë? Ti ke gjuajtur babait tim 70 vjeç? Do të çoj në gjyq ty, mos më bëj mua viktimën. Ti i ke thënë shtetit shqiptar se ke bërë shkollë , t’i s’ke shkollë, ti je pa shkollë, ke vetëm katër klasë shkollë”, dëgjohet të thotë Elia Zaharia, në momentin e përplasjes fizike.

Mësohet se video e përplasjes është regjistruar nga vetë Princ Leka, i cili më pas e ka dorëzuar materialin në komisariatin nr.1 të Policisë.

Në një reagim publik për ngjarjen, Policia e Shtetit tha se të dy kanë bërë denoncim për dhunë, ndërsa kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje./ n.m.abcnews.al