QAFË-THANË – Pas rreth dy orësh bllokim, qarkullimi i kamionëve në aksin Qafë-Thanë është normalizuar.
Burime zyrtare bëjnë me dije se, pas hapjes së rrugës nga pala maqedonase, ka nisur gradualisht edhe lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat kishin mbetur të bllokuara në kufi.
Bllokimi kishte krijuar radhë dhe vonesa për transportuesit, ndërsa situata u mbajt nën monitorim nga autoritetet përkatëse. Aktualisht, qarkullimi vijon pa probleme, ndërsa po punohet për të shmangur ngarkesat e mëtejshme në këtë aks të rëndësishëm lidhës.
