Dulellari/ Një kafe me profesor Eqrem Meçollarin për t’u njohur me “Mbiemrat e Oparit” dhe “Idioma dhe Shprehje Frazeologjike Nga Opari”

HomeActual

Dulellari/ Një kafe me profesor Eqrem Meçollarin për t’u njohur me “Mbiemrat e Oparit” dhe “Idioma dhe Shprehje Frazeologjike Nga Opari”

Korçë/Aksident me pasoje vdekjen e një shtetasi
Kasandra Kasmi “Vajza dhe Dhimbja” …
JOLE/LUFTA KUNDËR KULTIVIMIT DHE TRAFIKIMIT TË KANABISIT & PAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA

Drejtori i Sektorit të Buqësisë pranë Bashkisë maliq Z.Arben Dulellari nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim për dy botimet shumë të rëndësishme për zonën e Gorës nga profesor  Eqrem Meçollari.

Ndër të tjera ai shkruan:

Intelektualë të tillë, kërkojnë më shumë vëmendje
dhe mbështetje nga shoqëria!

Këtë radhë, profesori ka përgatitur e botuar 2 (dy) vëllime, me 1300 faqe, me titull “Mbiemrat e Oparit” dhe librin me “Idioma dhe Shprehje Frazeologjike Nga Opari”, me 561 faqe.
Këto studime e botime, pasohen pas botimit voluminoz, të 4 (katër) vëllimeve me titull “Enciklopedia e Vogël e Oparit” me 2450 faqe. ( Në fakt nuk është kaq e vogël, sa e quan profesori, por është mjaft voluminoze

Në vazhdimësi, profesori është duke hulumtuar e përgatitur botimin e radhës, për florën e faunën në krahinën e Oparit. Studime, përgatitje e botime të tjera do të pasojnë punën e tij.

Sigurisht, këto botime e materiale voluminoze, janë një “thesar” i vërtetë për Oparakët, brezat e ardhshëm, për vetë historinë e Shqipërisë.

Janë të rrallë njerëz të tillë, që me pasion, me njohuri të gjëra, me këmbëngulje e me shpenëzimet e veta, arrijnë të bëjnë punë kolosale.

Para viteve 1990 profesor Eqremi ka drejtuar punën me kulturën e patates, pranë Stacionit bujqësor të Korçës, duke arritur rezultate e rendimente të larta në këtë kulturë, me varietetet e rinj dhe përshtatshmërinë e tyre me terenin.

Intelektualë të tillë, kërkojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje nga shoqëria!