Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit

HomeActual

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit

Një kafe me VASILIN / Politikani i qetë shqiptaro-maqedonas që ka fituar zemrat e korçarëve
Ndërron jetë shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare
Korçë/Aksident me pasoje vdekjen e një shtetasi

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: 

R. K., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi ka vjedhur produkte ushqimore në një market; 

K. K., 34 vjeç, dhe M. P., 39 vjeç, banues në Mborje, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: 

K. K., 54 vjeç dhe D. B., 43 vjeç, banues në Devoll, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta; 

F. M., 23 vjeç, banues në Tresenik, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një 39-vjeçar, për motive të dobëta. 39- vjeçari,  mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Secialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:  

F. Xh., 32 vjeçe, banuese në Orman, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur; 

M. B., banues në Maliq, pasi u kap duke transportuar 2 m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.