Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse

HomeUncategorized

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse

Rasti i parë i murtajës së deleve dhe dhive në Maliq, ndërhyjnë autoritetet në fshatin Shkozë
Maliq/ Dhurohen 300 pako ushqimore me rastin e festës së Kurban Bajramit për familje në nevojë..
Korçë – Fëmija gëlltit fasule, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Takim me fermerët e Bërzhitës, Baldushkut dhe zonave përreth: Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse

Bërzhitë – Në kuadër të turit të prezantimit të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), zhvilloi një takim me fermerët e Baldushkut, Farkës, Krrabës, Bërzhitës dhe Petrelës. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe zv. ministri Arian Jaupllari së bashku me ekipin teknik të AZHBR-së.

Gjatë takimit u prezantuan 9 masat mbështetëse të skemës, duke sqaruar hapat e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe përfitimet konkrete që mund të sigurojnë fermerët.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, mbështetja financiare e kësaj skeme synon të kthejë idetë e fermerëve në investime të prekshme, të cilat fuqizojnë prodhimin, hapin tregje të reja dhe rrisin konkurrueshmërinë e produkteve bujqësore shqiptare.

Në fokus ishte gjithashtu vizioni i “Bujqësisë 2030”, i cili parashikon që çdo investim të shoqërohet me garanci zhvillimi, duke lidhur punën e fermerëve me zinxhirin e vlerës, ekonominë rurale dhe tregjet kombëtare e ndërkombëtare.

“Qasja jonë është që puna e fermerit të mos mbetet e izoluar, por të integrohet në një sistem që i jep bujqësisë shqiptare vendin që meriton”, u theksua gjatë takimit.