Për ruajtjen e 7 KZAZ-ve dhe 422 Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka angazhuar gjithsej 439 punonjës policie.

HomeUncategorized

Për ruajtjen e 7 KZAZ-ve dhe 422 Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka angazhuar gjithsej 439 punonjës policie.

Arrestohen 2 shtetase që bullizonin dhe shpërndanin foto dhe shkrime me përmbajtje të papërshtatshme në rrjetin social Instagram.
Maliq/Arrestohet 70-Vjeçari, dyshohet se iu ka marë me dhunë një shumë parash 2 shtetasve.
Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë është arrestuar para pak minutash me urdhër të SPAK.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

📌Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë po kryejnë me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e ngarkuara.

Për ruajtjen e 7 KZAZ-ve dhe 422 Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka angazhuar gjithsej 439 punonjës policie.

Pasi ka përfunduar procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në territorin e qarkut Korçë, punonjësit e Policisë të planëzuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë tyre, në orën 18:00 të ditës së sotme, dhe kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore.

🕒Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

✅Të gjitha detyrat e përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë janë realizuar me përpikëri dhe në përputhje me procedurat standarde.

🖥️ Grupi i drejtimit dhe monitorimi
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë është ngritur dhe po funksionon grupi drejtues, me detyrë monitorimin në kohë reale të situatës, ndjekjen e zbatimit të detyrave operacionale, si dhe përpunimin dhe menaxhimin e informacionit, me synimin për të garantuar komunikimin e menjëhershëm me median dhe publikun.

🟢 Situata aktuale
Deri në këto momente, situata e rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.

🚨Gatishmëri për garantimin e sigurisë
Policia e Korçë, mbetet në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.