ROMINA XHAFERI/RINIA, MBRETËRESHË PA KURORË

HomeActual

ROMINA XHAFERI/RINIA, MBRETËRESHË PA KURORË

Maliq/14-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) një 15-vjeçar
“Strofka Strelcë”/ Agroturizmi familjar që po e kthen fshatin në destinacion turistik
Korçë/41-Vjeçari dhunon bashkëshorten, shpallet në kërkim

…Joshëse! Të shohësh një kopsht plot me lule shumëngjyrëshe. Sytë ndjekin rreth e rrotull bukurinë mahnitëse që ato përçojnë. Ngazëllehemi kur ato lulëzojnë gjithë klas në mbretërinë e tyre.

Dora jonë i bën edhe më joshëse, kujdesi i treguar ndaj tyre. Kënaqësi t’i shohësh si buzëqeshin kur i ujisim dhe mbi to bien pikla uji, bashkë me to buzëqeshim edhe ne, ndihemi mirë, në paqe dhe të qetë.

E mrekullueshme dhe joshëse… është edhe Rinia shqiptare! E bukur, rrezatuese , energjike në vendin e tyre, Shqipërinë tonë. Të rinj që arrijnë të zotërojnë Mbretërinë e Talenteve kudo në botë.

Nis e zbehet shkëlqimi, përkujdesja mungon…
Piklat e ujit nuk bien mbi ta.
…Dhe dalëngadalë kopshti bie në zi…
Lulet kanë rrëzuar kurorat dhe po zhvishen prej petaleve të tyre.
Mbretëria nuk ka më mbretër e mbretëresha.

~Romina Xhaferi
@highlight