Roboti i shërben ushqim një klienti në një dhomë hoteli në Kinë

HomeTechnology

Roboti i shërben ushqim një klienti në një dhomë hoteli në Kinë

Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp
Një ekip inxhinierësh thonë se kanë zhvilluar një “super DVD” me kapacitet të dhënash prej 200 TB
SHBA ulet në Hënë pas gjysmë shekulli

Pamjet e shpërndara nga Ken Abroad tregojnë robotin i cili i dërgon ushqim në dhomën e tij të hotelit në Shanghai.

Abroad ka mbetur i mahnitur nga ndodhia, andaj përvojën e tij ka zgjedhur ta ndajë në Instagram, përcjell Telegrafi.

Në video shihet ai teksa hap derën dhe sheh robotin që qëndron duke e pritur atë.

Kur ai e shtyp “Open” pjesa e sipërme e robotit hapet, dhe zbulohet paketa ushqimore. Më pas ai e mbyll përsëri.

Ndryshe, në vitin 2014, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për një “revolucion robotik” dhe që atëherë vendi ka bërë gjithçka duke filluar t’i zëvendësojë “njerëzit me robotë”. /Telegrafi/