“Rest Less”: Shqipëria në radarin e 2024 për pushime

HomeActual

“Rest Less”: Shqipëria në radarin e 2024 për pushime

Dhunoi Bashkëshorten, Komisariati i Policisë Maliq, kapi dhe ndaloi një shtetas
Fuga/Cfarë është kuptimi i karnavaleve në Shkoder..A ka kush me ma qit kuptimin?
Pogradec/Gjendet i pajetë nga familjarët një shtetas, dyshohet i vetëvarur në kasollen e bagëtive afër banesës së tij

Udhëtimi është një nga gëzimet më të mëdha dhe më emocionuese të jetës, por ndonjëherë mund të duket sikur të njëjtat vende marrin gjithë lavdinë. Teksa shumë turistë dynden në vende si Spanja, Franca dhe Italia dhe destinacionet tropikale, të largëta si Tajlanda e Karaibet ka shumë destinacione nën radar që kanë po aq shumë për të ofruar, shkruan revista britanike “Rest Less”.

Me tej kjo revistë shkruan se për t’u frymëzuar ka përzgjedhur 15 vendet për t’u vizituar në 2024 dhe e para në listë është Shqipëria.

Për vite me radhë Shqipëria mbeti relativisht e pazbuluar, me fqinjin Greqinë në qendër të vëmendjes, por ky xhevahir i anashkaluar i Mesdheut ka filluar të krijojë emër falë interesit të turistëve të shumtë.

Shkrimi i revistës britanike vijon me fokusin te plazhet e bukura me rërë dhe malet e thepisura e luginat piktoreske që janë shtëpia e qyteteve të bukura, rrënojave magjepsëse romake dhe liqeneve tërheqës të kaltër. Bregdeti i Jonit rivalizon dukshëm atë të Kroacisë dhe Greqisë.

Revista britanike “Rest Less” shkruan se edhe pse ndikimet greke, italiane dhe turke janë të dukshme, gjuha, zakonet dhe kuzhina shqiptare janë krejtësisht të dallueshme. Kryeqyteti, Tirana, gumëzhin nga jeta dhe njerëzit.  Vendasit mikpritës i përshëndesin turistët ngrohtësisht, të palodhur nga turizmi masiv, kështu që tani është koha për ta vizituar Shqipërinë, sugjeron britanikja “Rest Less”.

Klan News