Reagim nga një qytetar/Opinion mbi Farsen “Shihemi në gjyq” 

HomeActual

Reagim nga një qytetar/Opinion mbi Farsen “Shihemi në gjyq” 

E pazakontë në Pogradec/ I spërkati bashkëfshatares me pesticide të mbjellat me qëllim për ta dëmtuar, në hetim fermeri (Emri)
Korçë/Arrest në burg për 27-Vjeçarin për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prishja e qetësisë publike..
Çfarë ndodhi në nisje të spektaklit? Të gjithë banorët “blindojnë” studion, shtëpia bosh

Në redaksinë e medias qarku.al një qytetar ka shprehur mendimin e tij në lidhje me emisionin ”Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, ndër të tjera ai shkruan :

Sot u pa nje maskarade ne TV Klan, ku një vajzë nënë 19-vjeçare pësoi një “terror” nga e ashtuquajtura “avokate”, duke bërë diversion kundër një vajzë të pambrojtur dhe të grabitur nga patriakalet “gjyshër”, ku i jati i bashkejetuesit i mban peng femijën duke i mohuar mëmësine e njohur nga ligji njerëzor dhe ai Hyjnor. 

Eni Çobani, e bërë palë me të gjitha palët është vërsulur kundër një vajzë të pa mbrojtur duke organizuar një teater të shpifur në sytë e miliona shqiptarëve. Ajo justifikon grabitesin e një femije, të vetëshpallur “gjysh”, justifikon policinë e shtetit dhe sherbiminin social të Bashkise, ku ata, në vend që të mbronin një vajzë minorene, kanë lejuar që patriakalet “baba” dhe “vjehër” t’a benin nuse ” pa dokumenta” ku pasardhesi i “vjehrrit” mund te shfrynte epshet e tij seksuale. Nga kjo shfryrje epshesh të pinjollit të “gjyshit” lind nje krijese me te cilin bejne cte duan “patriakalet gjyshër” duke i mohuar çdo te drejte ligjore nenes se tij. Eni Çobani, për të mbrojtur te jatin e bashkejetuesit hedh një sërë akuzash kundër të jatit të vajzës, ku e akuzon që është fajtor për martesën e vajzës në moshë minorenë, po ashtu për të justifikuar grabitesin e fëmijës ajo bën diversion kundër vajzës duke lene te kuptohet se ajo është e paaftë per te mbajtur femijen per shkak te sëmundjes se saj si dhe ngre dyshime për farefisin e saj se: sipas thashethemeve ata kanë në plan të largojnë fëmijën jashtë shtetit “këtë edhe një injorant nuk e beson dot sepse asnje dogane nuk të lejon nxjerrjen e fëmijës pa prokurë nga prindi tjetër”. Po ashtu therret ne emision sherbimin social te bashkise ku i lejon te thone vetem nje fjali me pese fjale ku nen zë justifikojne grabitesin e femijes si dhe policine e shtetit te cilen e falenderon qe ka reaguar ne nje kohe rekord “pas tre vjetësh” dhe e ngre ne piedestal duke mbuluar “diellin me shoshë”, kur ne fakt askush prej tyre ne te vertete nuk ka reaguar per te mbrojtur nje vajzë që, në moshe minorene e kane bere nënë dhe tashmë e perdorin si një objekt dhe jo një qenie njerëzore me te drejta hyjnore dhe ligjore. Në fund të maskaradës, për të mbuluar të gjitha veprimet antiligjore të palëve Eni Çobani mban një fjalim të ndyrë në mënyrë djallëzore duke bërë demagogji dhe së bashku me grabitësin “patriakal” i jep femijën nënës biologjike ku lë të kuptojë se kjo është një dhuratë që po i bëhet nga pala tjetër dhe jo një e drejtë ligjore e vajzës nënë mbi fëmijën e saj. (Material Bruto-Reagimi i Qytetarit)

Emisjoni i Sotëm ”Shihemi në Gjyq” Tv Klan