Qarku Korçë/ Tre persona procedohen penalisht për vepra të ndryshme

HomeActual

Qarku Korçë/ Tre persona procedohen penalisht për vepra të ndryshme

Një shtetasi i’u gjetën në automjet 2 armë gjahu, 17 fishekë..
E trishtë në Maliq/Një shtetas në afërsi të banesës së tij është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur
Pogradec/Komshinjtë zihen fizikisht me njëri-tjetrin

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për:

  • M. D., 35 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel;
  • R. M., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. M., 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, i dyshuar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.