Fermerët e fshatrave të zonës së Maliqit dolën sot në protestë për mungesën e tregut dhe prodhimet e pa shitura.
Fermerët u mblodhën në afërsi të fshatit Drithas në rrugën hyrëse të këtij fshati me mjetet e tyre me qëllim që të bllokonin rrugën.
Ata tentuan të bllokonin rrugën me mjete të rënda.
Bëhet fjalë për shtetasin Petraq Dimko, i cili është gjobitur në shumën 100 mijë lekë
“Bazuar në pamjet filmike dhe nga konstatimi ynë, Drejtuesi i mjetit bujqësor në orën 09: 30 zë sipërfaqen rrugore në aksin Libonik -Dridhas pa leje dhe pa shkak të arsyeshëm duke u bërë pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve”, thuhet në fletën e gjobës.