Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, duke kërkuar respektimin e ligjit dhe ndalimin e çdo forme dhune apo arbitrariteti.
Në deklaratën e tij, ai thekson se Policia e Shtetit duhet të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit, ndërsa paralajmëron se personat që shpërdorojnë autoritetin shtetëror duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Reagimi i plotë:
Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti. Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfundon përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë. Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve. ©️Piranjat
