Esmerald Xhafa/Sot të gjitha rrjete sociale buçasin nga urimet me festën e 8 Marsit !

HomeActual

Esmerald Xhafa/Sot të gjitha rrjete sociale buçasin nga urimet me festën e 8 Marsit !

Maliq/Një 16-Vjeçare largohet nga banesa, ja detajet e policisë
Maliq/ Çifti Koprelli në vështirësi! Shtëpia rrezikon të shembet, 55-vjeçarja me lot në sy: Mund të ndodhë tragjedia! Jam operuar në zemër, s’më japin KEMP
Pogradec/43-Vjeçari duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur një automjet tjetër

Që jemi kthyer në një shoqëri fasade kjo ska ndonjë diskutim apo dyshim të madh, pasi duket çdo ditë.

Sot në këtë ditë ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm me urime dhe me dhurata, sot ne meshkujt duhet të ndërgjegjësohemi për faktin se Gratë, Nënat, Motrat tona nuk kanë nevojë për këto gjëra më shumë se për dashurinë tonë, respektin, dhe adhurimin që ne duhet të tregojmë ndaj tyre.

Këtë gjë ne duhet ta tregojmë çdo ditë, duke ua bërë jetën më të bukur, më të qetë dhe më të lehtë.

E çkuptim kanë urimet një herë në vit kur gjithë vitin atyre iu nxihet jeta…. dhe ka edhe nga ata të cilët i urojnë për 8-Marsin dhe i rrafin 364 ditë të tjera të vitit , madje edhe nga ata të cilët I vrasin mbas kësaj dite.

Ne nuk duhet ti urojmë për 8-Marsin , por ne duhet ti lumturojmë çdo ditë të vitit , me aq mundësi sa kemi , dhe për të dhuruar dashuri nuk duhet pasuri, asnjë pasuri nuk mund ta blejë dashurinë.