Ngjarjet e fundit nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

HomeUncategorized

Ngjarjet e fundit nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Lorenc Ekonomi zgjidhet Rektor në Universitetin ‘Fan Noli’ në Korçë.
E trishtë në Pogradec/Makina bie në Liqen, humb jeten shoferi
Aksi Qukës–Qafë Plloçë hapet sot, rruga lidh zonën e juglindjes dhe nxit turizmin

🚨 Tre raste dhune në familje – tre arrestime në Pogradec dhe Korçë

Shërbimet e Komisariateve të Policisë në Pogradec dhe Korçë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. S., 37 vjeç, A. L., 37 vjeç, dhe N. K., 40 vjeç, për ushtrim dhune ndaj bashkëjetueseve dhe familjarëve të tyre. Një prej viktimave është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa ndaj njërit prej autorëve u konstatua shkelje e vendimit të Gjykatës.

⚖️ Procedime penale për mashtrim, goditje dhe lidhje të paligjshme energjie

Policia ka referuar materialet në Prokurori për disa shtetas të tjerë:

  • F. B., për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike;
  • K. K., 31 vjeç, për goditje ndaj një 63-vjeçari për motive të dobëta;
  • J. M., 28 vjeç, për mashtrim ndaj disa personave dhe shqetësim publik pranë banesave të tyre.

🚗 Aksident në aksin “Korçë–Pogradec”: dy pasagjerë të plagosur lehtë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. M., 33 vjeç, nga Zvirina, dhe nisën procedim penal ndaj Xh. H., 25 vjeç, nga Bregasi, pasi automjetet e tyre u përplasën në aksin “Korçë–Pogradec”. Nga verifikimet rezultoi se njëri prej drejtuesve ishte në gjendje të dehur.

👩‍👧 Devoll – Grua largohet nga banesa, lë pas dy fëmijë të mitur

Në Komisariatin e Policisë Devoll është kallëzuar nga bashkëshorti P. K., 41 vjeç, se prej datës 20.10.2025, gruaja e tij I. K., 35 vjeçe, është larguar nga banesa në fshatin Miras, duke braktisur fëmijët. Policia po punon për gjetjen e saj.

🔥 Zjarr në Kolonjë – vetëm dëme materiale

Në banesën e shtetasit J. H., 54 vjeç, në fshatin Radenjë, ka rënë zjarr mbrëmjen e djeshme, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

🏍️ Aksident në Maliq – plagosen drejtuesi i motorit dhe bashkudhëtarja e tij

Rreth orës 09:50 të mëngjesit, në aksin rrugor “Maliq–Pogradec”, një motomjet me drejtues N. M., 64 vjeç, është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi G. J. Si pasojë, janë plagosur lehtë drejtuesi i motorit dhe pasagjerja F. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

👮‍♂️ Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

🗞️ Burimi: Drejtoria Vendore e Policisë Korçë