Në bashkinë Pustec do ngrihen qendra pritëse për emigrantë? Reagon Vasil Sterjovski, kryetar i Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian

HomeUncategorized

Në bashkinë Pustec do ngrihen qendra pritëse për emigrantë? Reagon Vasil Sterjovski, kryetar i Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian

Moti i keq me pasoja në furnizimin me energji elektrike në juglindje, punonjësit e OSHEE po ndërhyjnë mes kushteve të vështira atmosferike
Incident në qendrën e votimit në Pogradec! Eksponenti i PD-së godet komisionerin socialist, dyshohet se ka fyer dhe një qytetare
Maliqi: Një Thesar Arkeologjik..mbetet një nga vendbanimet më të rëndësishme prehistorike në Shqipëri

Kreu i Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski, ka shprehur kundërshtimin e fortë të komunitetit maqedonas të Bashkisë Pustec ndaj vendimit të Qeverisë Shqiptare për hapjen e tre qendrave pritëse për emigrantë në këtë zonë.

Sipas AMIE, qendrat janë parashikuar të ndërtohen në Njësinë Administrative Zrnosko, në fushën sportive të Pustecit dhe në fushën sportive të fshatit Dollna Gorica, pa asnjë konsultim me banorët dhe pushtetin vendor.

Sterjovski thekson se Bashkia Pustec është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës dhe zonë turistike, ndërsa ndërtimi i këtyre qendrave rrezikon mjedisin, zhvillimin e turizmit dhe ekzistencën e komunitetit maqedonas në këtë zonë.

AMIE kërkon heqjen e menjëhershme të planit për qendrat pritëse për emigrantë dhe orientimin e investimeve drejt infrastrukturës, turizmit dhe zhvillimit lokal.

Sipas AMIE, vendimi përbën shkelje të Ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe rrezikon të përshpejtojë shpopullimin e zonës. Partia njofton se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit maqedonas në Prespë.