Aksident në aksin Korçë–Pogradec, plagosen dy persona

HomeUncategorized

Aksident në aksin Korçë–Pogradec, plagosen dy persona

“Korçë – Arrestime për shkelje në qarkullim, aksidente me pasoja në bagëti, dëmtime prone dhe zjarr në ndërtesë; i riu gjendet i vetëvarur në Polenë”
Tentoi të ndihmonte 8 emigrantë nga vendet e Afrikës, që të kalonin ilegalisht kufirin, duke i fshehur në kamion, procedohet penalisht 52-vjeçari.
Shembull i të rinjve që frymëzojnë – Kledian Kosturi nga Liboniku i Maliqit

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Korçë–Pogradec, në afërsi të qytetit të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motorçikletë në të cilën udhëtonte një çift bashkëshortësh.

Si pasojë e përplasjes, të dy personat kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rrethanat e ngjarjes janë ende në hetim, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

#QarkuKorçë #Maliq #Aksident #LajmeLokale #QarkuAl