Ngjarje dhe procedime nga policia e qarkut Korçë

HomeActual

Ngjarje dhe procedime nga policia e qarkut Korçë

Roxhens Zgorani/Pse kur të rriteni, nuk duhet të zgjidhni të bëheni servilë?
Dalin pamjet, momentet kur Alma Arrazi drejtohet drejt urës së Bunës bashkë me tre fëmijët në udhëtimin pa kthim.
Korçë/ 35 vjeçari u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Pogradec – Në pranga 58-vjeçari që drejtonte automjetin në gjendje të dehur

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasin A. B., 58 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Stropskë – 37-vjeçari kapet duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Stropskë, pasi u kap duke transportuar 8 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Maliq – Procedime për 53-vjeçarin që shkrep armën aksidentalisht dhe 40-vjeçarin që kanosi një grua

Policia e Maliqit ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për dy shtetas:

  • A. P., 53 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi duke pastruar armën e gjahut që dispononte me leje, nga pakujdesia ka bërë një shkrepje;
  • K. A., 40 vjeç, banues në fshatin Orman, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një 60-vjeçare.

Tërovë – Zjarr në magazinë, dyshohet i shkaktuar aksidentalisht nga një i mitur

Më datë 01.09.2025, në fshatin Tërovë, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit P. B., 78 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri është ndezur aksidentalisht nga nipi i tij i mitur. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Podgorije – Automjeti i një 46-vjeçari digjet pjesërisht, dyshohet zjarr aksidental

Në fshatin Podgorije, në orët e mëngjesit, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit B. Ç., 46 vjeç. Si pasojë, automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

👉 Të gjitha materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.