Qeveria shpërblen me 1 deri në 3 paga punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve

HomeUncategorized

Qeveria shpërblen me 1 deri në 3 paga punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve

Lorenc Ekonomi zgjidhet Rektor në Universitetin ‘Fan Noli’ në Korçë.
Sapo doli nga burgu vodhi një makinë ,vihet në pranga 36-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme vodhi në Korçë një automjet
Lamtumirë Doktor Ahmet Hoxhallari – një zemër e madhe që pushoi së rrahuri, por do të kujtohet përgjithmonë!

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin financiar të punonjësve që kanë qenë në vijën e parë të përballjes me zjarret, gjatë sezonit veror.

Sipas vendimit, shpërblimi do të variojë nga 1 deri në 3 paga mujore dhe do t’u jepet:

  • Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;
  • Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
  • Policisë së Shtetit;
  • Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit;
  • Shërbimeve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në bashki.

Ky vlerësim konsiderohet si një mirënjohje për misionin e tyre fisnik dhe shpesh vetëmohues, në përballjen e vështirë me flakët që rrezikuan jetë njerëzish, pasuri dhe mjedisin natyror të vendit.