Maliq/Aksident rrugor një i plagosur në spital, ja detajet

HomeUncategorized

Maliq/Aksident rrugor një i plagosur në spital, ja detajet

Aksi Qukës–Qafë Plloçë hapet sot, rruga lidh zonën e juglindjes dhe nxit turizmin
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njoftim për ngjarjet e rendit dhe sigurisë në 24 orët e fundit
Lorenc Ekonomi zgjidhet Rektor në Universitetin ‘Fan Noli’ në Korçë.

Një aksident me përplasje mes dy automjeteve ka ndodhur këtë të shtunë, rreth orës 11:30, pranë fshatit Nizhavec në bashkinë Maliq.

Sipas njoftimit të Policisë së Korçës, në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi J.D., dhe një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues L.S.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i “Volkswagen”-it, shtetasi L.S., i cili është transportuar në spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit “Benz” është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.