Lamtumirë Doktor Ahmet Hoxhallari – një zemër e madhe që pushoi së rrahuri, por do të kujtohet përgjithmonë!

HomeUncategorized

Lamtumirë Doktor Ahmet Hoxhallari – një zemër e madhe që pushoi së rrahuri, por do të kujtohet përgjithmonë!

Kodhel Zere, i riu me vizion në krye të Njësisë Administrative Voskopojë
 Mulliri me ujë i Zerecit – trashëgimi që rrjedh me kohën
VOX POP | Kush është “Boss” në Shqipëri? Qytetari: Lekët dhe “ato” (dashnoret) nuk tregohen…

Sot, Korça humbi një prej figurave të saj më të çmuara – Doktor Ahmet Hoxhallarin, një njeri me shpirt të madh, profesionist i përkushtuar dhe qytetar model.

Doktor Ahmeti, i lindur dhe rritur në këtë qytet, i shërbeu me pasion e devotshmëri profesionit fisnik të mjekut, duke u bërë shembull për kolegët dhe shpresë për pacientët që kurohej me dashuri e përkushtim. Ai u dallua për humanizmin e tij, për mënyrën e qetë dhe të mençur me të cilën i përballonte sfidat, si dhe për ndershmërinë që e shoqëroi gjatë gjithë jetës.

I respektuar si drejtues institucional i suksesshëm, bashkëshort i denjë, baba dhe gjysh shembullor, Doktor Ahmeti u nda nga jeta me mendjen dhe zemrën te njerëzit e tij të dashur dhe te vendlindja që e deshi pafund.

Korça dhe mbarë komuniteti i mjekëve ndjejnë sot mungesën e një figure që i dha shumë njerëzimit dhe qytetit të tij.

Lamtumirë Doktor Ahmeti!

Trashëgimia juaj humane dhe profesionale do të mbetet përjetësisht në kujtesën e të gjithëve që ju njohën. 🕯️