Korçë – Finalizohet operacioni “Split”, arrestohet 21-vjeçari për shitje droge

HomeActual

Korçë – Finalizohet operacioni “Split”, arrestohet 21-vjeçari për shitje droge

Reshje shiu dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit
Devoll/23-vjeçari dhunon vjerrën
Maliq/22-vjeçari drejtonte automjetin pa lejë drejtimi

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Split”, që kishte si objektiv goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 21 vjeç, banues në Korçë. Ai dyshohet se shiste doza kanabisi në lagjen nr. 8 të qytetit. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe sekuestruan doza të gatshme kanabisi për shitje.

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë M. K., 29 vjeç, pasi u kap në flagrancë me doza kanabisi, të cilat dyshohet se i kishte blerë nga i riu i arrestuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dozat e lëndës narkotike, një aparat celular si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e drogës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

🔹 #AngazhimPërkushtimSakrifikë

🔹 #TëVendosurKundërKrimit

🔹 #NëShërbimTëQytetarëve

🔹 #Denonco112