Korçë – Fëmija gëlltit fasule, dërgohet me urgjencë në Tiranë

HomeUncategorized

Korçë – Fëmija gëlltit fasule, dërgohet me urgjencë në Tiranë

E ëmbla Memee- nga gazetarja Lorena Korda
Reagim i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Incident në qendrën e votimit në Pogradec! Eksponenti i PD-së godet komisionerin socialist, dyshohet se ka fyer dhe një qytetare

Një ngjarje e rëndë shëndetësore është shënuar në Korçë, ku një fëmijë, mosha e të cilit ende nuk është bërë e ditur, ka gëlltitur një kokërr fasule, e cila fatkeqësisht i ka kaluar në rrugët e frymëmarrjes.

Fëmija është dërguar menjëherë në repartin e Pediatrisë në Korçë, ku mjekët kanë konstatuar gjendjen e rënduar për shkak të bllokimit të frymëmarrjes. Pas vlerësimit të rastit, ata kanë vendosur ta transferojnë me urgjencë drejt Tiranës, për një trajtim më të specializuar.

Aktualisht nuk ka informacion të mëtejshëm mbi gjendjen shëndetësore të të miturit.