Korçë, 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi motorrin e kondicionerit. 

HomeUncategorized

Korçë, 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi motorrin e kondicionerit. 

Maliq/Filloi procedimi penal pasi një shtetas kap duke kryer punime ndërtimi pa leje
Ja pse  Arian Jaupllari del deputet në zgjedhjet e 11 majit!
Korçë – Dy persona nën hetim për veprimtari të paligjshme me bastet sportive

Një 85 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës në një pallat në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës,


Sipas informacioneve, e moshuara dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht ndërsa ka mbetur midis murit dhe motorrit të kondicionerit që ka pallati.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës. Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.