DVP Korçë | Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, arrestohet një 34-vjeçar

HomeUncategorized

DVP Korçë | Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, arrestohet një 34-vjeçar

Përdorimi i paautorizuar i imazhit – deri në 3 vite burg sipas Kodit të ri Penal
Shefi i zjarrfikësve tregon detaje nga tragjedia në Maliq: “Dyshime për shkakun e zjarrit, në vendngjarje u gjetën shkrepse”
Në zonën e Zboqërisë, Njësia Administrative Libonik, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Maliq kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga reshjet.

Hetimet me metoda proaktive dhe kontrollet intensive të Policisë së Korçës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë çuar në goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Korçës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pranë DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. S., 34 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprimtari të njëjtë kriminale. Sipas Policisë, 34-vjeçari dyshohet se shiste doza kanabisi në qytet.

Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasit P. M., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap në flagrancë me disa doza kanabisi që rezultoi se ia kishte blerë 34-vjeçarit të arrestuar.

Gjatë kontrollit në banesën e P. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, si dhe një peshore elektronike, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme ligjore.