Kontrolle, procedime penale dhe incidente në juglindje..

HomeActual

Kontrolle, procedime penale dhe incidente në juglindje..

Nga gazetari Armand Braho/Kur skandali luftohet me skandal!
Dëmtohet një automjet nga rrëshqitja e inerteve në aksin Qukës–Qafë Plloçë
Korçë/Ushtronte aktivitetin pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasë fiskale.

Kontrolle, procedime penale dhe incidente në juglindje – Bilanci i fundit nga 

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë vijuar kontrollet në territor, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Në lagjen nr. 3, në Korçë, u arrestua shtetasi A. P., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu, në Bilisht, u arrestua shtetasi M. S., 32 vjeç, banues në Bilisht, për të njëjtën shkelje.

Procedim penal në Maliq për vetëgjyqësi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Maliq referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. C., 45 vjeç, banues në Maliq.

Ai dyshohet se, në kushtet e vetëgjyqësisë, ka penguar bashkëshorten e tij B. C., 36 vjeçe (me të cilën është në proces divorci), të hyjë në banesën e tyre, duke i ndërruar bravën e derës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Kolonjë – Denoncim për largim nga banesa

Në Komisariatin e Policisë në Kolonjë është paraqitur shtetasja V. C., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka deklaruar se prej datës 26.02.2026 është larguar nga banesa e gjyshes në Leskovik djali i saj, shtetasi T. C., 40 vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen e tij.

Korçë – Digjet automjet në Bulgarec

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Bulgarec, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit S. B., i cili ishte i parkuar para banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Informacion paraprak – Incident në Korçë

Në lagjen nr. 7, në Korçë, dyshohet se një shtetas 55-vjeçar, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, ka rënë nga lartësia e një hoteli.

Sipas të dhënave paraprake, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Për pasojë është dëmtuar në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.