Reagon Bashkia Maliq: “Maliq–Lozhan–Strelcë” nuk është investim i bashkisë

HomeActual

Reagon Bashkia Maliq: “Maliq–Lozhan–Strelcë” nuk është investim i bashkisë

Siguria nuk pikturohet vetëm me bojë të bardhë
Ersekë/ Kundërshtuan Policinë gjatë ndërhyrjes, arrestohen dy shtetas
Maliq/Ushtron dhunë ndaj kunatës, fillon procedimi penal për shtetasen ..

Reagon Bashkia Maliq: “Maliq–Lozhan–Strelcë” nuk është investim i bashkisë

MALIq – Bashkia Maliq ka reaguar përmes një përgënjeshtrimi zyrtar ndaj aludimeve të publikuara në disa portale online, duke sqaruar se segmenti rrugor “Maliq–Lozhan–Strelcë” nuk është investim i këtij institucioni.

Sipas njoftimit zyrtar, ky segment është financuar dhe zbatuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), si pjesë e aksit nacional Korçë–Gramsh.

Bashkia thekson se, pavarësisht disa problematikave që kërkojnë ndërhyrje dhe adresim, rehabilitimi i këtij aksi ka qenë një investim i rëndësishëm për zonën e Gorës, Oparit dhe më gjerë, duke ndikuar në përmirësimin e qarkullimit dhe lidhjes ndërmjet komuniteteve.

Ky sqarim, sipas Bashkisë Maliq, bëhet në respekt të komunitetit dhe me qëllim garantimin e një informimi të drejtë dhe transparent të opinionit publik.