Kontrolle intensive nga Policia Kufitare, procedohen penalisht 4 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit

HomeActual

Kontrolle intensive nga Policia Kufitare, procedohen penalisht 4 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit

Shpallen 10 Zona Zhvillimore në Bashkinë Maliq në kuadër të “Paketës së Maleve”
“Shqipëria Plakë”  64 mijë të moshuar jetojnë vetëm, 103 mijë persona pa anëtarë të familjes pranë
Meritoni i përmendi të bijën, Ledjona në lot: Turp për ty që je dhe prind vetë!

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë vijon kontrollet intensive në vijën kufitare, me qëllim parandalimin e lëvizjeve në kundërshtim me ligjin.

Gjatë këtyre kontrolleve, shërbimet e Kufirit të Gjelbër të Stacioneve të Policisë Kufitare Qafë Thanë dhe Kapshticë kanë konstatuar dhe kapur 4 shtetas, të cilët po tentonin të kalonin kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht, janë proceduar penalisht shtetasit:

  • D. H., 47 vjeç, banues në Librazhd;
  • M. R., 31 vjeç, banues në fshatin Vashë, Peqin;
  • R. K., 20 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll;
  • F. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll.

Në përfundim të veprimeve procedurale, për secilin prej tyre ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme ligjore.