Veliternë, Maliq – Në fshatin Veliternë të Bashkisë Maliq, pranë Xhamisë “Amir Al Fahim” dhe Kishës së Shën Kollit, u mbollën sot 50 fidanë të rinj, në kuadër të një nisme me mesazh të fortë qytetar dhe shoqëror.
Kjo veprimtari simbolike solli në vëmendje rëndësinë e vullnetarizmit, bashkëpunimit në komunitetdhe mbi të gjitha tolerancës fetare, duke dhënë një shembull pozitiv të bashkëjetesës dhe respektit mes besimeve.
Mbjellja e fidanëve pranë dy objekteve të kultit përfaqëson jo vetëm kujdesin për mjedisin, por edhe frymën e unitetit dhe harmonisë që karakterizon komunitetin e zonës.
Nisma u vlerësua nga banorët si një hap domethënës për forcimin e lidhjeve komunitare dhe për përcjelljen e mesazheve pozitive te brezat e rinj, duke e kthyer Veliternën në një shembull të bashkëpunimit dhe tolerancës në Bashkinë Maliq.
