Kasandra Kasmi/Qyteti im..

HomeActual

Kasandra Kasmi/Qyteti im..

E FUNDIT / Reshjet e dendura rëndojnë situatën në Maliq, Sheqerasi në rrezik përmbytjeje
Miratohet Skemëa Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2025
Ditë me diell dhe temperatura që shkojnë në 21 gradë Celsius, mësoni si do të jetë moti këtë fundjavë

Poezi nga Poetja Kasandra Kasmi

Qyteti im..
Zbardhi qyteti sot pa gdhirë.
Ç’do pjes të rrugës shtruar kalldrem..
E zbardhi bora qytetin tim
Korçën e bukur në ç’do pëllëmbë..

Pemët nga bora shpejt u mbuluan
E gjurmët i fshinte me vrap
Njerzit i ndiqte këmba këmbës ..
Ngadalë ju mbulonte cdo hap..

Hareja buronte në ç’do shtëpi nga tymi ndrinte ç’do oxhak
Shkelqente kudo si ambjent i ri
se debora mbulonte ç’do prag

Gjith bardhësi qyteti mbuluar
Dhe njerzit plot gaz e hare..
Festojn të gjithe të gezuar
E bëri debora Korçën të re…