Kapet një 32-vjeçar duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis

HomeActual

Kapet një 32-vjeçar duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis

Vasil Steriofski/nga zgjedhjet parlamentare deri te sfidat dhe aspiratat e komunitetit maqedonas në Shqipëri.
Devoll/22-vjeçari dënohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Një vit pa zjarrfikësin Jani Opari – kujtimi i tij mbetet i paharruar

Korçë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Aksi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Kishte fshehur në motorrin e automjetit katër qese me lëndë narkotike dhe e transportonte për në Korçë me qëllim shitjen, kapet në flagracë dhe vihet në pranga një 32-vjeçar. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në kuadër të operacionit të koduar “Aksi”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Cangonj. Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.