I riu nga Strelca që po i jep jetë turizmit në Gorë me kampingun “Strofka”

HomeActual

I riu nga Strelca që po i jep jetë turizmit në Gorë me kampingun “Strofka”

Kalaja e Gradishtës në Symiz, një trashëgimi e lashtë
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me termat më të ashpër sjelljen e papranueshme dhe agresive të disa zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike
Ndodhi tani, vrasje në mes të qytetit, ja ku ka ndodhur ngjarja

I riu nga Strelca që po i jep jetë turizmit në Gorë me kampingun “Strofka”

 

Një histori frymëzuese vjen nga fshati Strelcë i Maliqit, ku një i ri 25-vjeçar ka zgjedhur të investojë në vendlindje dhe të ndërtojë të ardhmen mes natyrës së mrekullueshme të zonës së Gorës.

Romaldo, pasi jetoi dhe punoi për disa vite në Tiranë, vendosi të rikthehej në fshatin e tij për të realizuar një ëndërr: ngritjen e kampingut “Strofka”. Me kursimet e siguruara në kryeqytet dhe me mbështetjen e babait të tij, Olsit, si dhe miqve të afërt, ai ndërtoi nga e para një hapësirë mikpritëse që sot është kampingu i vetëm zyrtar në zonën e Gorës.

“Strofka” tashmë është kthyer në një prej atraksioneve më të veçanta turistike në juglindje. Përveç akomodimit në natyrë, vizitorëve u ofrohet ushqim tradicional i zonës, si dhe guida drejt Mali i Valamarës, një prej majave më mahnitëse për dashamirësit e ecjeve malore.

Lidhur me këtë nismë, Petrika Tollkuçi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Korçë, u shpreh se raste të tilla janë shembuj konkretë të asaj se si të rinjtë mund të bëhen motor zhvillimi për zonat rurale.

“Sot pata kënaqësinë të takoj Romaldon, së bashku me babain e tij. Është kënaqësi e madhe të shohësh të rinj që e duan vendin e tyre dhe zgjedhin të investojnë këtu për të ndërtuar të ardhmen. Raste si Romaldo duhen parë si shembull frymëzues dhe duhet t’u japim më shumë mbështetje të rinjve që po i japin gjallëri, energji dhe një frymë të re vendit tonë”, – theksoi ai.

Investime të tilla jo vetëm që promovojnë turizmin lokal, por edhe krijojnë mundësi ekonomike për komunitetin, duke e kthyer Gorën në një destinacion gjithnjë e më të frekuentuar nga vizitorët.

📍 Qarku Korçë

🌱 Turizëm | Rini | Zhvillim Lokal

#qarkual #strofkacamping #bashkiamaliq #vizitojuglindjen #vizitalbania