Grabitje me armë në një bankë në Tiranë, kapet autori

HomeActual

Grabitje me armë në një bankë në Tiranë, kapet autori

SPAK e konfirmon zyrtarisht: Erion Veliaj po hetohet për “Shpërdorim Detyre”
Devoll/Dyshohet se ka goditur me grusht një 35-vjeçar, procedohet 51-vjeçari   
Nga pedagogu Leons Hasani “Budallenjtë me diplomë”

Një grabitje me armë është regjistruar këtë të enjte në Tiranë, pranë zonës së ish-Parkut, duke shkaktuar alarm tek qytetarët dhe institucionet e sigurisë.

Sipas raportimeve, Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njoftonte për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në rrugën “Muhedin Llagami”. Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të siguruar zonën.

Burime bëjnë me dije se autori dyshohet të ketë hyrë në ambientet e bankës i armatosur me një armë automatike tip kallashnikov. Falë reagimit të shpejtë të policisë, i dyshuari është neutralizuar dhe shoqëruar në komisariat.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa grupet hetimore po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Qarku.al do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm.