Gjuhëtarë dhe studiues: Kujdesi për gjuhën shqipe nuk duhet të jetë me fushata, por duhet të vijojë

HomeCulture

Gjuhëtarë dhe studiues: Kujdesi për gjuhën shqipe nuk duhet të jetë me fushata, por duhet të vijojë

Veprimtaria në fushën e arkivistikës mbledh në Tiranë drejtuesit e arkivave
“RISE” the theme of “CreativeMornings”, cinematographer Jonid Jorgji shares his creative and professional experience with the public
Frederik Stamati: Problematikat që ka sot Muzeu Historik Kombëtar janë të shumta, procesi 4 vjeçar për restaurimin, rikonstruksionin dhe muzealizimin nuk është aspak i gjatë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare mblodhi në një tryezë gjuhëtarë, studiues e autorë, botues e më gjerë për të diskutuar mbi ndryshimet që ka pësuar shqipja, si në drejtshqiptim, ashtu edhe në të shkruar. Prof. Dr. Mimoza Kore, Prof. Dr. Anila Omari Xhufi,Prof. Dr. Aljula Jubani, Prof. Dr. Ymer Çiraku, Dr. Primo Shllaku, Kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri, shkrimtaret Diana Çuli, Mimoza Ahmeti, drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli, etj, ndanë ide mbi nevojën për ta ruajtur e përsosur gjuhën shqipe, si një detyrë jo vetëm e institucioneve, por dhe e familjes, shoqërisë. Prof. Dr. Mimoza Kore u shpreh se kujdesi për gjuhën shqipe duhet të jetë i vazhdueshëm. “Kujdesi për gjuhën shqipe nuk duhet të jetë me fushata, por duhet të vijojë. Njerëzit e medias bëhen model për ata që i dëgjojnë dhe shikojnë.  Duket sikur zhvillimet janë jo pozitive, në vend që ta ngremë nivelin e shqipes standarde bëhen shumë shkelje. Rregullat duhet ti zbatojë e gjithë shoqëria”, tha Prof. Dr. Kore. Të mbledhur në këtë tryezë të organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, gjuhëtarë e studiues shprehen se huazimet dhe transformimet e panevojshme të gjuhës vijnë edhe për shkak të mungesës së njohurive për të folur dhe shkruar pastër gjuhën shqipe, ku problemi nis që nga shkolla. “Këto ndryshime vijnë edhe nga mungesa e kulturës së gjuhës, e cila mësohet në shkollë. Nuk janë tekste të mira, kanë të meta dhe nga ana metodologjike çalojnë”, tha Prof. Dr. Anila Omari. Ndërsa kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri solli në vëmendje jo pak gabime që bëhen. “Gjuha shqipe nuk është në rrezik, por cilësia e gjuhës shqipe është në rrezik. Gjuha në emisione nuk është shqipe e pastër, ka forma të gabuara të shqipes. Edhe publicitetet që bëhen kanë plot gabime. Gjuha shqipe është një nga krenaritë tona dhe një nga detyra tona është për të ruajtur cilësinë e shqipes”, tha Ymeri ndër të tjera. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi tryezën e rrumbullakët me temë “Lëvizjet në gjuhë”, me pjesëmarrjen e gjuhëtarëve, botuesve, shkrimtarëve, përkthyesve, gazetarëve në vijim aktivitetit të saj.

/gazeta_sot