Gjendet pas 51 vitesh kitara e vjedhur e Paul McCartney

HomeFashion

Gjendet pas 51 vitesh kitara e vjedhur e Paul McCartney

Armani presents the spring-summer collection
Beyonce arrin rekord me hitin e ri
Princ Leka nuk fshihet më pas divorcit, shfaqet dorë për dore me të dashurën e re fotografe

Gjendet pas 51 vitesh kitara e vjedhur e anëtarit të grupit të njohur ‘The Beattles’, Poul McCartney. Kitara, e quajtur “instrumenti muzikor më ikonik i humbur i të gjitha kohërave” nga ekipi që qëndron pas kërkimit të saj, The Lost Bass Project, u përdor në këngët e ‘Beatles’ duke përfshirë hitet e vitit 1963 “She Loves You” dhe “All My Loving”.

Një thirrje publike nga ky ekip vitin e kaluar bëri jehonë në mbarë botën.

“Si rezultat i publicitetit, dikush që jetonte në një shtëpi në bregun jugor të Anglisë kontaktoi kompaninë e Paul McCartney dhe më pas ktheu kitaren”, njoftoi Lost Bass Project. Vetë këngëtari është shprehur mirënjohës për gjetjen e kitarës.

Instrumenti ishte kthye që vitin e kaluar, por lajmi për gjetjen e kitares u publikua së fundmi.

Fotografitë tregojnë disa nga dëmtimet që ka pësuar instrumenti i gjetur, por mediat e huaja shkruajnë se kitarja mund të riparohet.

Klan News