Finalizohet operacioni “Four” në Korçë, zbardhen 4 vjedhje automjetesh – arrestohet autori i dyshuar

HomeUncategorized

Finalizohet operacioni “Four” në Korçë, zbardhen 4 vjedhje automjetesh – arrestohet autori i dyshuar

Si u manipuluan votimet në Bashkinë e Maliqit dhe të Devollit
Trashëgimia arkeologjike e Maliqit, një pasuri e rrallë historike
Për ruajtjen e 7 KZAZ-ve dhe 422 Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka angazhuar gjithsej 439 punonjës policie.

Korçë – Vijon puna e strukturave të Policisë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë finalizuan me sukses operacionin e koduar “Four”, në kuadër të të cilit u zbardhën dhe dokumentuan 4 raste të vjedhjes së automjeteve në qytetin e Korçës.

Si rezultat i një pune të mirëfilltë hetimore, këqyrjes së pamjeve filmike dhe informacionit të siguruar në rrugë operative, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. Sh., 42 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari penale.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i vjedhjeve të ndodhura më datë 31.01.2026, në 4 automjete të parkuara në zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan:

  • një kasetofon,
  • një pasaportë,
  • një palë çelësa,
  • një telefon iPhone 13 Pro Max,
  • një sasi parash në lekë,
  • si dhe sende të tjera të vjedhura.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme ligjore.