Jole/Në fshatin Sheqeras me fermerin e ri Enea Xhone dhe mekanizatorët Ordi dhe Denisi që kanë në pronësi tre autokombajna

HomeActual

Jole/Në fshatin Sheqeras me fermerin e ri Enea Xhone dhe mekanizatorët Ordi dhe Denisi që kanë në pronësi tre autokombajna

Kartolina e çjerrë e mini-getos në panairin e javës së Pashkës në Korçë.
Përse të rinjtë largohen nga vendi ..?
Devoll/22-vjeçari dënohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në fshatin Sheqeras me fermerin e ri Enea Xhone dhe mekanizatorët Ordi dhe Denisi që kanë në pronësi tre autokombajna, duke ndihmuar edhe shumë fermerë të tjerë të fushës së Maliqit që punojnë parcela bujqësore. Djem të punës e të angazhuar me bujqësi me shumë besim për suksesin e tyre.

Enea ka në përdorim rreth 100 ha tokë bujqësore, kryesisht me qera nga banorët e zonës. Ai kultivon thekër, grurë, elb dhe misër. Prodhimet janë të gjitha të kënaqshme në sasi dhe cilësi.

Enea ka investuar vitet e fundit në mekanikë bujqësore duke arritur tashmë në moshën 25 vjeçare “statusin” e fermerit potencial.

Një rast vërtet frymëzues për të gjithë ata të rinj të tjerë që zgjedhin të angazhohen seriozisht në bujqësi.

Bujqësia, nje sektor sa i vështire dhe po aq i domosdoshëm.
Respekt e mirënjohje për njerëzit e punës!