Editorial: Besnik Bedollari/Deputetët që i duhen Parlamentit..

HomeActual

Editorial: Besnik Bedollari/Deputetët që i duhen Parlamentit..

BBV3/“Ju q*fsha familjen”- Meriton Mjekiqi “shpërthen” në sharje ndaj Liamit: Ik, largohu, mos të të shoh…
Rehabilitimi i kanalizimeve të ujrave të zeza në fshatin Klocë
Shi dhe rrebeshe! Si do jetë parashikimi i motit për këtë të enjte

Starti i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit i nisur para një muaji sapo ka përfunduar.

Një garë e hapur dhe konkuruese midis forcave politike, të reja dhe të vjetra, por edhe mes konkurentësh brenda forcave politike që përfaqësonin.

Unë si qytetar i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote, shpalosa qytetarinë time duke votuar forcën politike që mendoj së është më e mira e mundshme për ta çuar vendin para, në besimin te zgjedhja e duhur.

Këto zgjedhje mbartën me vete garën e fortë, duke e bërë atë sfiduese dhe interesante. ‘Lojtarë’ që luajtën fort për t’u kualifikuar në ‘kampionatin’ e 140 karrigeve të shërbimit ndaj ‘tifozëve’që i kanë mbështetur dhe brohoritur gjatë garimit të tyre.

Duke e shikuar në syrin gazetaresk shoh se në këtë garë interesante, lojtarë rrace ranë nga ‘kategoria’, ndërsa të tjerë dolën të kualifikohen në finish me ‘imunitetin’ që u kishte dhënë ‘trajneri’ në federim që në nisje të kësaj gare.

Por në politikë ndodhin dhe paradokse të tilla që njerëz të devotshëm në shërbim ndaj qytetarit të jenë jashtë parlamentit, me pamundësinë tashmë pa e ngritur zërin e qytetarëve që u besuan votën.

Një garë reale dhe vërtet konkuruese do të ishte një nisje e bararabartë mes të barabartësh që në start dhe e hapur përballë publikut.

Në këtë mënyrë maten forcat reale për të gjithë. E megjitatë janë ligjvënësit e partive politike ata që vendosin rregullat e ‘lojës’ garuese. Shohim emra me peshë që nuk mundën të jenë fitues në këto zgjedhje në kampe të ndryshme të politikës.

Por një pjesë e tyre tashmë i kanë fituar të paktën moralisht këto zgjedhje.

Kam kënaqësinë të përmend emrin e kandidatit për deputet Arian Jaupllarit, i cili edhe pse me votë arriti të kapë pozicionin e deputetit, por ligji elektoral ia hoqi atë mundësi. Përse njerëz si Ariani i duhen foltores së Parlamentit?

Sepse janë më pranë halleve të qytetarit dhe e ndjejne veten shërbëtorë ndaj tyre. Tregojnë kudo besimin dhe qytetarinë ndaj publikut. Gara e tij në një front të hapur ‘luftimi’ ngjasoi si beteja e një anije në det të trazuar që çan dallgët majtas dhe djathtas duke mbajtur fort timonin para ‘furisë detare’.

Një personazh politik që përballë qytetarit vuri interesin publik të shqetësimeve që ata kanë. Vuri thjeshtësinë dhe besimin se bashkë ia dalim të zgjidhim problemet që u shqetësojnë.

Dhe kjo e bën atë të jetë i dashur për votuesin duke ia imponuar votën me respektin që ka ndërtuar ndaj vetes së tij. Sot ai ka lënë veprën e mirë para rreth 8 mijë 500 votuesve që e votuan të lirshëm dhe me dëshirën e madhe se me zërin e tij në parlament do kishin një forcë më tepër kundrejt problemeve që kërkojnë zgjidhje. Ndaj qytetaria dhe prania e tij më pranë halleve të komunitetit i jep atij fitoren e madhe, respektin e merituar si qytetar i denjë, e jo si përfaqësues politik, sepse politika të bën kur ajo do.

Edhe pse garoi në një forcë politike, ai i tregoi asaj se edhe ‘pa ty’ unë mundem ta ngre emrin që kam.  Hyri i lirë në këtë garë, për të mos thënë ‘i vetmuar’ dhe besoj mori verdiktin ‘e lirë’nga votuesit që ia besuan votën këtu dhe në diasportë, e cila nuk është pak.

Ai mbetet një yll në ngjitje.Të jesh deputet në parlament nuk është privilegj, por është shërbim ndaj qytetarit të atdheut tënd. E shumë e duan se shtojnë një sivi në karrierën e tyre. Koha e ka treguar se janë pak ata që duan emrin deputet në shërbim të qytetarit dhe votuesit të tyre. Dhe sot i mungon parlamentit shqiptar një emër si Arian Jaupllari.                                                                                                                               
Por mbi gjithçka besojmë se vendi po shkon në rrugën e duhur.

Përgatiti: Besnik Bedollari  (Publicist)