E ëmbla Memee- nga gazetarja Lorena Korda

HomeUncategorized

E ëmbla Memee- nga gazetarja Lorena Korda

Maliq/I dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste lëndë narkotike, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.
Sapo doli nga burgu vodhi një makinë ,vihet në pranga 36-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme vodhi në Korçë një automjet
Aksident në aksin Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë, plagoset një person

E ëmbla Memee.
Kur hyra në fshatin Eçmenik në rrugët e boshatisura të fshatit ,takoj Zejnep Dragoin 84 vjeçaren me flokë të arta dhe duart e buta që për gjithë fshatin njihej si zonja Memee,e thërriste i madh dhe i vogël kështu,lumturohej kur dëgjonte edhe ato pak fëmijë të vegjël që kanë mbetur në fshat teksa i thërrisnin nga oborri i shtëpisë.
U zgjata ti puthja dorën por ma rrëmbeu e para,çfarë grua fisnike….
Më tregoi duke qarë se viteve të fundit i mungonte shumë gjallëria e fshatit,i mungonin fëmijët e saj,vllazëria por edhe fëmijët e fshatit të cilët i ka parë duke u rritur dhe që sot kanë emigruar.
Ishte e dhimbshme të shikoje se si shtëpitë e fshatit të ngritura në 2-3 kate ishin bosh,të moshuarit i kishin përcjellë fëmijët e tyre me shpresën se një ditë do kthehen për të mbushur shtëpitë akull të ftohta.
Preferoj ta quaj Memee ashtu sic donte edhe 84 vjecarja të dëgjohej emri i saj në fshat.
Më tha:-dal çdo mëngjes dhe trokas në ato pak dyer që kanë mbetur hapur,i dua njerzit të më dalin këtu në shesh dhe bashkë me ta të shkëmbej dy-tri fjalë,se përmallohem,kam mall moj nënë….
I dridhej zëri teksa kujtonte se sa e lumtur ishte me fëmijët pranë dhe me fshatin që gumëzhinte nga zërat e fëmijëve të lagjes,por sot 84 vjeçarja jeton me bashkeshortin e sëmurë dhe një djalë që ka qëndruar në fshat për tu kujdesur për ta.
Zonja Memee mbeti në memorien time si në këtë foto.
Të përshëndes e ëmbla Memee…