Dy projektligje të rëndësishme për shëndetin e bimëve dhe kafshëve miratohen në Komisionin Parlamentar

HomeUncategorized

Dy projektligje të rëndësishme për shëndetin e bimëve dhe kafshëve miratohen në Komisionin Parlamentar

“Maliq – 64-vjeçarja tenton vetëvrasje me medikamente, po merr ndihmë mjekësore në spital” gjithashtu policia deklaron …
Maliq/Një furgon përplaset me një automjet tjetër, dëmtohen 7 persona
Nga 1 janari i vitit të 2026 paga minimale do të shkojë në 500 euro, ndërsa deri në fund të mandatit do rritet në 700 euro.

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi sot dy projektligje të rëndësishme: “Për Shëndetin e Bimëve” dhe “Për Shëndetin e Kafshëve”. Këto iniciativa ligjore u prezantuan nga Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, si pjesë e angazhimit të MBZHR për përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe përmbushjen e detyrimeve të procesit të screening.

🔹 Projektligji “Për Shëndetin e Bimëve” synon të krijojë një kuadër të qartë ligjor për mbrojtjen e bimëve dhe produkteve bimore nga dëmtuesit, si dhe për parandalimin e përhapjes së tyre. Ai fokusohet në menaxhimin e risqeve fitosanitare në territorin shqiptar.

🔹 Projektligji “Për Shëndetin e Kafshëve” vendos bazat për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve, për raportimin në kohë dhe marrjen e masave emergjente për çrrënjosjen e tyre. Ky projektligj synon të garantojë jo vetëm shëndetin e kafshëve, por edhe të njerëzve, duke përforcuar gjurmueshmërinë dhe kontrollin e produkteve me origjinë shtazore.

Miratimi i këtyre projektligjeve përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë ushqimore në vend dhe harmonizimit të plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian.