Shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), Gert Jan Koopman u shpreh i kënaqur me angazhimin e vendeve dhe drejtuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i takon anëtarësimit në BE. Gjatë fjalës së tij në nisje të punimeve të samitit BE-Ballkani Perëndimor, zyrtari i KE-së u shpreh se për të ecur përpara ky ritëm duhet të jetë i qëndrueshëm.
Ndër të tjera Jan Koopman tha se procesi nuk është i lehtë për vendet e rajonit sepse duhet të bëhen disa ndryshime ambicioze në legjislacion për ta afruar atë me standartet e BE-së.
Gert Jan Koopman: Thjesht për të plotësuar atë që u tha së pari udhëheqësit që kemi të pranishëm sot dhe në fakt vetëm para pak javësh në Shkup kjo është dëshmi për angazhimin tuaj dhe kështu tregohet edhe ritmi i shpejt për të cilin foli edhe Komisioneri, pra për të ecur përpara ky ritëm duhet të jetë i qëndrueshëm.
Së dyti nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit, por kjo është një përpjekje e gjithë shoqërisë edhe institucionet e pavarura duhet të bëjnë punë e tyre përndryshe nuk do ja dalim mbanë të realizohet kjo rritje që ne kërkojmë. Së treti vënia në zbatim nuk është diçka e lehtë për vendet e rajonit sepse ato vende do të duhet të bëjnë disa ndryshime ambicioze në legjislacion për ta afruar atë me standartet e BE gjithashtu edhe sepse disa nga vendet dhe nismat duhet të jenë funksionale edhe ne duhet të jemi aty krah jush.
Pika e katërt që dëshiroj të them është që ritmi është i lartë, por na ka mbetur vetëm një muaj për të përfunduar reformat sepse ligjvënësit do të miratojnë ligjet e duhura deri në fund të vitit, cilësia duhet të jetë e lartë dhe ne na keni krah jush por ora po ecën dhe në 4 javët në vijim ne do të na duhet të kemi një produkt të cilësisë së lartë në mënyrë që paratë fondet të hyjnë në Maj dhe përpara pushimit të verës./tvklan.al