Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

HomeUncategorized

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

Nga Lidhjet të paligjëshme uji, mashtrim në para e deri tek dru zjarri të prera pa leje, njoftimi për shtyp nga DVP Korçë
E rëndë në Pogradec/ Pas konfliktit në QV, nipërit e 63-vjeçarit i shkojnë në shtëpi komisionerit, i rrahin gruan dhe djalin
Indeksimi i pagave me 2.5% në 2026, për administratën vendore rritje deri në 10 mijë lekë

Rreth orës 18:10, në aksin rrugor Maliq–Lozhan, automjeti i drejtuar nga shtetasi D. Q., punonjës policie, ka përplasur këmbësorin B. H., 67 vjeç. Si pasojë e goditjes, i moshuari ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe AMP, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.