Demtohen parcela te mbjella me spinaq, fermeri nga maliqi humbet prodhimin

HomeUncategorized

Demtohen parcela te mbjella me spinaq, fermeri nga maliqi humbet prodhimin

“Korçë – Arrestime për shkelje në qarkullim, aksidente me pasoja në bagëti, dëmtime prone dhe zjarr në ndërtesë; i riu gjendet i vetëvarur në Polenë”
Aksident në Bulgarec të Korçës, përmbyset makina – Në spital një grua dhe dy fëmijë
DVP KORÇË/ Ndalohen këta shtetas për vepra të ndryshme penale ..

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë zonën e Maliqit ditët e fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore. Një nga fermerët më të njohur për kultivimin e spinaqit në fushën e Maliqit, nga fshati Vlocisht, ka humbur të gjithë prodhimin e sezonit.

Sipas vlerësimeve paraprake, dëmi ekonomik kap vlerën mbi 10 milion lekë, pasi uji ka mbuluar totalisht parcelat e mbjella, duke bërë të pamundur shpëtimin e kulturave bujqësore. Fermeri Mario Zere prej vitesh njihej për prodhimin cilësor të spinaqit, i cili furnizonte tregjet lokale dhe më gjerë.

Ai shprehet se kjo është një nga goditjet më të mëdha që ka marrë ndonjëherë, ndërsa apelon për mbështetje nga institucionet për të përballuar humbjet e rënda.