Dëgjesë Publike për Planin Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve në Bashkinë Maliq

HomeActual

Dëgjesë Publike për Planin Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve në Bashkinë Maliq

Korçë/Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “Skënderbeu”-“Partizani”, një 16-Vjeçar ka hyrë në fushën e futbollit, pa autorizimin përkatës.
Po na gënjejnë për 1 prill/Çfarë mendojnë pesionistët për rritjen e pesioneve?
Zgjedhjet/ Ja emrat në listën e PS për Korçën

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Maliqit, u zhvillua një dëgjesë publike për Planin Lokal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane. Një dokument strategjik kyç për të ardhmen mjedisore të Bashkisë Maliq.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Kryetari i Bashkisë z. Gëzim Topçiu, znj. Vilma Petro – eksperte mjedisi dhe konceptuese e planit, Drejtoresha e Agjencisë së Shërbimeve Publike znj. Rudina Bregu, përfaqësues të KRWM, të kompanisë “Korsel” sh.p.k, qytetarë dhe aktorë të ndryshëm lokalë të interesuar në çështjet mjedisore.

Në një bisedë të shkurtër, znj. Rudina Bregu – një nga hartueset kryesore të planit – ndau me publikun eksperiencën e saj 3-vjeçare në landfillin e Maliqit dhe angazhimin e saj të mëvonshëm në Agjenci, të cilat i shërbyen si shtysë për të ndërmarrë këtë iniciativë ambicioze, duke u bërë një “Mik i Mjedisit”.

Plani synon një sistem të qëndrueshëm për grumbullimin, transportin dhe depozitimin e mbetjeve, i ndërtuar mbi baza ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian.

Vizioni i Bashkisë Maliq: “Maliqi Zero Mbetje” është më shumë se një slogan – është një realitet në ndërtim e sipër, i reflektuar në raportet që e rendisin Bashkinë Maliq si një nga më të pastërtat dhe më miqësoret me mjedisin në Shqipëri.