Çfarë mund të vizitoni në Maliq?

HomeActual

Çfarë mund të vizitoni në Maliq?

Nisin rreshjet e dëborës në Qarkun e Korçës, ja në cilat zona ndodhet prania e tyre…
“Shqipëria Plakë”  64 mijë të moshuar jetojnë vetëm, 103 mijë persona pa anëtarë të familjes pranë
Arjan Jaupllari/Maliqi është një zonë punëtore që meriton shumë..

Maliqi shtrihet në Juglindje të Shqipërisë, bën pjesë në Qarkun e Korçës, shtrihet në veri perëndim të qytetit të Korçës, rreth 13 km larg tij, dhe në perëndim të fushës së Korçës, përgjatë rrjedhës së lumit Devoll. Bashkia përbëhet nga qyteti Maliq dhe nga gjashtë Njësitë Administrative: Pojan, Vreshtas, Libonik, Gorë, Moglicë, Pirg.

Objektet e Trashëgimisë Kulturore të rëndësisë së veçantë që mund të vizitoni në Maliq

  • Historik – Arkeologjik
  1. Kalaja e Kloçës
  2. Kalaja e Kakaçit
  3. Kalaja e Symizës
  4. Kalaja Podgoricës
  5. Kalaja Zvezdë
  6. Kalaja e Gobeshit
  7. Kalaja e Gradishtës
  8. Muret në Qafën e Zvezdës
  9. Vendbanimi Prehistorik, Vashtëmi
  10. Vendbanimi Prehistorik, Maliq
  • Turizmi i Kulturës, Trashëgimi – Arkitekturë 
  1.       Ura në Gopesh
  2.       Ura në Moglicë
  3.       Banesa e Qamil Beqirajt, Gopesh
  4.       Banesa e Dajlan e Rushan Bashllarit, Zvarisht
  5.       Banesa e Ramadan, Kapllan Qoses
  6.       Banesa e Beqir Ibrahimllarit, e Naim Peto
  7.       Banesa e Idajet e Fuat Mirashit

  Objekte të tjera me rëndësi kulturore natyrore që mund të vizitohen janë:

  • Burime të tjera Natyrore
  1.       Guri i Prerë
  2.       Bokërimat e Moglicës
  3.       Liqenet e Lënies
  4.       Rrobulli i Kuq, Lënie
  5.       Sparthi i Osojes-Bakullit
  6.       Ahishtja e Protopapës Opar
  7.       Pylli i Përzierë i Maliqit
  8.       Ahishtet e Bofnjes, Dushar
  9.       Rrobulli i Lënies
  10.      Pylli i Fazanit    
  • Turizizmi i Natyrës – Malor – Sportiv

     1. Krastafillak

Fshatrat e Maliqit: Kolanec, Goce, Gjyras, Bickë, Fshat Maliq, Plovisht, Libonik, Drithas, Vloçisht, Vashtëmi, Pocestë, Symiz, Klocë, Shkozë, Kembëthekër, Beras, Zboq, Memël, Manastirec, Zvarisht, Dolan, Lozhan, Lozhan I ri, Senisht, Tresovë, Strelcë, Shalës, Selcë, Velçan, Mesmal, Moçan, Mjaltas, Marjan, Desmirë, Qënckë, Babjen, Dolanec, Moglicë, Gopesh, Dobërçan, Maliq-Opar, Gurkuq, Bardhas, Zerec, Dushar, Torovec, Shpatmal Peshtan, Lumaj, Protopapë, Osojë, Gurshqipe, Kucakë, Nikollarë,  Vreshtas, Sheqeras, Bregas, Podgorie, Pirg, Gurishtë, Zvirinë, Leminot, Qershizë, Kakaç, Shqitas, Veliternë, Sovjan, Novoselë, Bubuq, Pojan, Zvezdë, Shëngjergj, Kreshpanj, Plasë, Zëmblak, Burimas, Pendavinj, Terovë, Rov, Orman, Rëmbec